Vrasësi i efektivit të FNSH-së së Shkodrës, David Qosja tregoi në gjykatë se mesditën e të premtes fqinjët po e qëllonin me armë. Për këtë kishte marrë armën dhe i ishte përgjigjur zjarrit. Versioni i tij konfirmon dyshimet se David Qosja vuan nga çrregullimet mendore. “Lufta” me fqinjët ka qenë e gjitha në kokën e tij. Në të vërtetë ai kishte nisur të qëllonte në ajër dhe fqinjët kishin lajmëruar policinë. Sapo kanë mbërritur forcat e FNSH-së, ndodhi vrasja e Ardian Kodrës, efektivi që ishte ndër të parët në vendngjarje. Në përfundim të seancës, trupi gjykues vendosi masën e sigurisë “burg pa afat” për David Qosen.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















