Një 32-shqiptar është rrahur brutalisht të dielën në qendër të Saarbrücken, (Saarland, Gjermani), gjatë një sherri para një klubi nate, raportojnë mediat lokale.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është sulmuar nga 7 persona.
Ata e goditën dhunshëm në kokë, dhe 32-vjeçari është transportuar në spital në gjendje të rëndë.
Policia ka arrestuar 3 persona, përgjegjës për sulmin ndaj shqiptarit, të njohur për rekordet e tyre kriminale, raportojnë mediat lokale. Ata janë lënë në paraburgim./Syri.net/














