Një kamarier në një hotel në Dhërmi i ka vjedhur një dasmori, që festonte, 1 mijë euro, por gëzimi nuk i ka zgjatur shumë.
Policia e Vlorës e ka arrestuar me akuzën e vjedhjes, Argentin Hodajn, 39 vjeç, banues në Vlorë.
Sipas policisë, dyshohet se ai është autor i vjedhjes së 1000 eurove në hotelin “Splendor” në Dhërmi me pronar F.G.
Hodaj punonte kamarier dhe paratë i ka vjedhur gjatë një ceremonie martesore që po organizohej aty.















