Policia e Fierit njoftoi se sot, më datë 5.09.2016, ora 05:30 në aksin rrugor Fier-Berat ka ndodhur një aksident me vdekjen e një 65-vjeçari nga fshati Greçalli i Fierit.
K.B. u aksidentua tek kthesa e Patosit nga një Toyota me targa AA 876 OF , që drejtohej nga Bako Telhaj, 24 vjeç, banues në Skrapar.
65-vjeçari u dërgua në Spitalin Rajonal Fier, por nuk mundi të mbijetojë.
Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit, Bako Telhaj, i shoqërua në komisariatin e Fierit.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.















