Një skandal i vërtetë është duke ndodhur me kompaninë italiane të udhëtimeve “Blue Panorama”.
Gjatë kësaj jave kjo kompani ka pasur shumë probleme “teknike”, siç thonë ata, por në fakt burime nga aeroporti i Rinasit thonë se bëhet fjalë për diçka tjetër.
Skandali bëhet edhe më i rëndë mbrëmjen e sotme, ku mësohet se 200 pasagjerë janë bllokuar në aeroport.
Të gjithë këta pasagjerë duhej të udhëtonin me avionët e “Blue Panorama”, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Ata ndodhen në pritje prej 6 orësh.






















