NASER BUZHALA, DJALI NGA KOSOVA TREGON vështirësitë dhe fi llimet e jetës në Angli. Si ia nisi çdo gjëje nga A-ja dhe rrugën ku shkeli për të realizuar ëndrrën e lënë në mes nga lufta në vendlindje. Ka më shumë se një dekadë që djali nga Kosova, Naser Buzhala punon në kryeqytetin perëndimor Londër si inxhinier ndërtimi. Ai tregon se ka punuar shumë për të arritur këtu ku është sot. Ia nisi çdo gjëje nga fi llesa më elementare, çelësi i suksesit për të nuk ra nga qielli.
“Kam punuar shumë, me orare të zgjatura natën nëpër restorante bashkë me time shoqe, Fatmirën. Ishte një periudhë e vështirë ekonomike, pasi veç jetesës dhe studimeve këtu, na duhej të investonim edhe në Kosovë për rindërtimin e shtëpisë së rrënuar dhe të djegur nga lufta. E kujtoj tani dhe do ta kujtoj për gjatë si një periudhë shumë të vështirë për ta përballuar financiarisht”.
Ka ardhur në Britani, ashtu sikurse shumë bashkëkombas të tij në vitin 1998 për arsye lufte. Naseri ndërpreu studimet që ndiqte në Universitetin e Prishtinës në të njëjtën degë, atë të Inxhinierisë dhe Arkitekturës. Por edhe pse me brenga ikjeje nga vendlindja, për një arsye
që askush nuk do ta dëshironte, edhe sikur t’i ofrohej vendi më i mirë në botë për të jetuar, Naseri tregon se në atë kohë shpresa për vazhdimin e studimeve nuk I ishte shuar.
“Shpresa ime mori jetë, u bë fi zike dy vite më vonë, pas ardhjes time këtu. Pasi në fillim ndoqa disa kurse të gjuhës angleze për ta përvetësuar atë në nivelin universitar.
Pastaj u regjistrova në South Bank University, Londër në inxhinieri civile dhe dizenjim, ku studiova për tre vite”. Profesioni i tij shtrihet në një industri, që është direct e lidhur me jetën e përditshme të njerëzve, gjë që do të thotë fat, sepse ka treg pune”, na tregon Buzhala.
Naseri merret me dizenjimin e çdo ndërtese, duke nisur nga shtëpitë, shkollat, spitalet, rrugët, urat e shumë të tjera, objekte këto të shtrira në të gjithë Britaninë e Madhe. Më e bukura e punës së tij është se projekte të tilla kanë realizuar edhe në Shqipëri, Kosovë, Izrael
dhe Francë. Dhe sikurse i ndodh gjithsecilit të ketë një përshtypje të parë rreth diçkaje, apo rreth një vendi, ai tregon se përshtypjet e tij për Anglinë lidhen kryesisht me heterogjenitetin
e popullsisë së këtushme. Ai s’e kishte menduar që nga vendlindja se Londra kryesisht, mund
të kishte një diversitet kaq të madh të komuniteteve. Edhe ndërtesat, transporti e shërbimet në përgjithësi ishin ato që Naseri pa ndryshe këtu, krahasuar me vendlindjen e tij, Prishtinën.
Z. Buzhala është i martuar dhe ka tre vajza. Për të e rëndësishme është që vajzat e tij, edhe pse të lindura e të rritura këtu, të kuptojnë prejardhjen e prindërve të tyre. Për Naserin trashëgimia e gjuhës te brezat e rinj dhe, jo vetëm, por edhe kultura jonë, traditat, respekti janë ato që tregojnë se ne vijmë nga Shqipëria, ndërsa i veçon si gjërat më të çmuara të
fëmijërisë së tij në Kosovë.
Dhe kur vjen koha ta pyesim se, çfarë është atdheu në një vend tjetër, që nuk është toka mëmë, por që të ofron të mira materiale dhe jetë më cilësore, përgjigjia lexohet në mimikën e fytyrës së Naserit, ashtu sikurse ka shumë gjasa të ndodhë me çdo njeri tjetër në një vend të huaj. “Atdheu është gjithçka për mua! Jetoj dhe veproj këtu në Britani, por me zemër jam në vendlindje. Gëzohem shumë kur dëgjoj për suksese atje, e lëndohem shumë për mossukseset.Me të mirat dhe të këqijat e veta, është vendi ynë.
Atje ne peshojmë rëndë. Këtu jetojmë, por peshojmë shumë më pak”. Nga dashuria, apo malli për tokën mëmë ai shkon edhe pak më tej, duke treguar pakënaqësinë për zhvillimet ekonomike e kulturore në Shqipëri dhe Kosovë. Në këndvështrimin e tij si intelektual I diplomuar në Perëndim ai krahason me dobësi nivelin arsimor atje, si një arsimim i lartë pa vlera, I korruptuar.
“Mesazhi im është direkt dhe kryesisht për më shumë bashkëpunim mes nesh, mes komunitetit shqiptar këtu. Bashkëpunim, që nis nga secili prej nesh si ndivid dhe pasohet nga shoqatat, që kanë më shumë mundësi ta realizojnë këtë marrëdhënie të mirë mes bashkëkombasve tanë. Si baba i tre vajzave do të shtoja një mesazhpër të gjithëbashkëkombasit e mi, të mos kursejnë në investimin për arsimimin e fëmijëve. Jemi popull i mençur e krenar,ta nxjerrim në pah këtë trashëgimi që na ka dhuruar fati”.
Fjoralba Hysa
















