AI ËSHTË SHQIPTARI I PARË I KOSOVËS që i dedikohet një titull i tillë. “Freeman of the City” është çmimi që ka marr Ismet Krasniqi duke u shndërruar kështu në një krenari për çdo shqiptar të Britanisë së Madhe. Njerëz të tillë kaq dinjitoz me të vërtet meritojnë nderime të cilat lartësojnë prestigjin sikurse dhe ndjenjën e
patriotizmit bashkëkombës.
Nuk mund të qëndrohet në heshtje përpara fi gurave kaq të nderuara. Është kënaqësi të shkruash e të dokumentosh vepra njerëzore pse jo edhe historike të komunitetit shqiptar në Britani. Krenaria që ndjen duke përshkruar këtë fi gurë është e papërshkrueshme. Këto shembuj shërbejnë për të treguar vlerat e vërteta të shoqërisë shqiptare dhe të shqiptarisë.
Figura të tilla janë shembull për edukimin e brezave sikurse për të rritur ndjenjën e atdhetarizmit, bashkësisë si dhe të heroizmit. Ismeti u lind në Vranoc të Pejës ku dhe mbaroi arsimin elementar duke vazhduar më pas me arsimin e mesëm në Pejë dhe një pjesë në Prishtinë. Shumë herët ai kishte fi lluar një biznes privat në Kosovë deri në shpërthimin e luftës në Kosovë , kur situata u keqësua aq shuma sa u detyrua të rrokte armët dhe t’i bashkohet njësive vullnetare te lëvizjes Çlirimtare në fshatrat e Pejës.
Angazhimi i tij gjatë luftës ka qenë në dy rrafshe. Në atë të furnizimit të njësive ushtarake të UÇK-së dhe civilëve të rrezikuar me ushqime dhe material të nevojshme dhe rrafshi tjetër që pasoi më vonë, angazhimi i tij në njësitë mbrojtëse deri sa u plagos gjatë luftimeve dhe në këto kushte ai u detyrua të braktisë Kosovën dhe erdhi në Londër në shtator të vitit 1998.
Pas trajtimit dhe rehabilitimit mjekësor Ismeti nisi një jetë të re këtu në Londër, e cila u mbush sa me vështirësi të mëdha po aq edhe me suksese. Ismeti shprehet se “Duke përfi tuar nga përvoja që kishte pasur në biznes gjatë kohës në Kosovë, edhe në Londër pata fatin dhe shumë shpejt fi llova me një biznes tjetër këtu, pasi Britania e Madhe është një vend i mundësive dhe kushdo që punon shumë mund të arrijë atë që aspiron.
Në fillim mendojaqë do të ishte e pamundur rinisja e një jete të re këtu e për më tepër të një biznesi sikurse kasha dëshiruar gjithmonë. Por shpresa sikurse vullneti për te realizuar dëshirat e ëndrrat nuk të lënë asnjëherë në baltë. Mjafton të kesh vullnet e aspirate në jetë me punë e përpjekje arrihet çdo gjë”- shprehet ai i kënaqur nga arritjet e veta.
Ismeti përshkruan ardhjen deri tek çmimi ai thotë se – “është falë këtij angazhimi dhe kësaj pune duke arritur që të krijoj kontakte të rëndësishme të cilat edhe më kanë mundësuar që të marr këtë titull, “Freeman of the City”, që ndonëse është tradicional dhe simbolik, ka një rendësi pasi isha shqiptari i parë i Kosovës që e kam marrë këtë titull”.
“Freeman of the City” është një çmim që u dedikohet të gjithë atyre që punojnë shumë dhe që arrijnë të kuptojnë se Britania e Madhe është vend i mundësive dhe që duhet shfrytëzuar këto mundësi. Ai na këshillon duke na thënë :
“Mos humbisni kurrë dëshirat dhe aspiratat vendosni objektiva pasi këtu ato mund të bëhen realitet. Ndonëse rruga për sukses të duket e gjatë edhe e mundimshme por gjithmonë kënaqësia e marrë nga rezultati si dhe ndjenja e realizimit është e pa krahasueshme. Ndjenja e përmbushjes së objektivave nuk ka fjalë ajo bën të harrosh çdo vështirësi të hasur sikurse çdo sakrificë edhe mundim”.
Duke marrë shkas nga ky sukses këtë çmim Ismeti ia dedikon të gjithë atyre që kanë pasur një udhë tim të gjatë dhe të mundimshëm deri këtu dhe që kanë arritur përtej ëndrrave të tyre prej punës së tyre.
Padyshim se ai është një shembull i brezit të ri duke i inkurajuar të mos heqin dorë nga ëndrrat e tyre, por të punojnë fort pa u lodhur pasi nëpërmjet punës arrihet çdo gjë. Ismeti shton se, – “duhet që secili prej nesh të jetë shembull për familjen e vet shoqërinë dhe komunitetin tij, sikurse për kombin e tij. Duke menduar kështu mund të ndërtojmë një shoqëri të shëndosh e me vlera universale dhe të denjë”.
Në mesazhin për shqiptarët e Britanisë së Madhe Ismeti thekson domosdoshmërinë e integrimit në shoqërinë britanike, “e cila ka qenë mjaft zemërhapur dhe posaçërisht për shqiptarët ka qenë shumë korrekte dhe mikpritëse. Shqiptaret duhet jenë krenarë dhe kurrë mos t’I humbin shpresat se një ditë do të arrijnë atë qe presin dhe dëshirojnë”.
Natyrisht që nuk mund të hiqte vëmendjen nga mëmëdheu edhe pse në Londër.
Nuk janë thjesht investimet në Kosovë apo Shqipëri por përpjekjet e vazhdueshme për të çuar në mëmëdhe investiture britanikë, një mision që vazhdon, ashtu si edhe rrugëtimi i tij i suksesshëm. Denisa Himaj
















