Grabitet xhiroja ditore e një karburanti në mes të Tiranës, në rrugën Myslym Shyri.
Autori ka grabitur 40 mijë lekë nën kërcënimin e armës dhe është larguar me shpejtësi.
Policia e Tiranës njoftoi se grabitjen e ka kallëzuar vetë punonjësi i karburantit, Dabid Bushati. Sipas Bushatit, në orën 2, në rrugën “Myslym Shyri”, tek karburant Gulf, në të cilin është punonjës, një person i paidentifikuar i ka vjedhur xhiron ditore, rreth 40 mijë lekë të reja.















