“Defitnivisht procesi i demarkacionit do të mbyllet. Edhe nëse ka probleme teknike duhet të zgjidhet. Vullneti i mirë i palëve ekziston për zgjidhjen e problemit”, tha Haziri në një intervistë në televizionin “Rrokum”.
Duke komentuar bojkotimin e seancës së djeshme të Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Haziri tha se ata nuk janë faktorë vendimmarrës për Kosovën, dhe interesi i tyre nuk është zhvillimi i vendit.
“Ata nuk janë faktor vendimmarrës për Kosovën. Lista Serbe nuk ka interes që të zhvillohet Kosova. Kryeministri e ka dëshmuar që nuk bëhet pre e presioneve”, tha Haziri.






















