Përmes një reagimi në Facebook, Selimi thotë se Malisheva është shndërruar në një poligon të shfryrjes së ligësive të krerëve të shtetit.
Selimi thotë se Malisheva është një vend i luftës që pagoi shtrenjtë për lirinë e Kosovës, dhe se nuk është as vend i zagarave e as i rriqrave.
“A thu çka kanë Hashimi e Isa me Malishevën? Nuk është Malisheva poligon i shfryrjes së ligësive të tyre! Malisheva nuk është vend as i “zagarëve” e as i “rriqrave” siç thonë ata, por vend i luftëtarëve dhe vend që e pagoi shtrenjtë Lirinë me të cilën po abuzojnë këta pushtetarë”, ka shkruar Selimi.





















