“Është praktikë e zakonshme që shërbimet informative të një vendi janë në dijeni me agjenturat e vendeve të huaja në territorin e tyre, si dhe deri diku e dinë se çfarë bëjnë saktësisht. Në këtë mënyrë mundet që atyre t’ua ktheje informacionet për të cilat vlerësohet që vendet e tyre mund të jenë të interesuara dhe këto janë lojëra pa kufi. Megjithatë, një arrestim i tillë publik duket se ka të bëjë me ‘shpenzimin’ e tij si spiun, që e ka kryer punën e tij dhe më nuk ka asnjë arsye që të ‘ruhet’”, ka thënë Spasiq.
Sipas tij, mund të priten arrestime tjera, persona që kanë bashkëpunuar me agjentin e arrestuar sot në Beograd.
Megjithatë, Spasiq është i bindur se me arrestimin e sotëm ka filluar lufta e spiunimit në Ballkan.
“Është plotësisht e qartë se mund të presim arrestim të agjentëve serbë në Kroaci. Kjo është e logjikshme. Por, ajo që është e rëndësishme në tërë këtë tregim, është koha (tajmingu). Autoritetet serbe me këtë vetëm sa e kanë vazhduar politikën e tyre aktuale, sepse momenti i arrestimit është kritik në raportet e dy vendeve. Të kujtojmë se Serbia kohë më parë e ka raportuar Kroacinë në BE për agresion…”, përfundon ai.
Prokuroria serbe ka njoftuar se BIA në bashkëpunim me Prokurorinë ka arrestuar një person për shkak të dyshimeve se ka kryer vepër penale të spiunimit.
Serbia arreston një “spiun kroat”, rriten maksimalisht tensionet Serbi-Kroaci






















