“Unë mendoj se është një sukses i presidentit që ka arritur të organizojnë një vizitë të tillë, në një mënyrë ka dëshmuar se edhe veriu është pjesë e Kosovës”, tha Spahiu.

Spahiu tha se një vizitë e tillë do të duhej të bëhej nga të gjithëve zyrtarët e shtetit.
“Një vizitë e tillë do të duhej të bëhej prej të gjithë zyrtarëve të lartë të shtetit, ndoshta 5-6 vite më parë ka qenë shumë më e lehtë të realizohej një vizitë e tillë”, theksoi ai.
Sipas tij kjo vizitë ishte edhe si rezultat i dialogut të Brukselit, i cili tha se rezultatet janë ato që po shihen sepse për rezultate të mira po vazhdon edhe dialogu.
Deklaratat e Thaçit, që i bëri në veri sipas Spahiut ishin të vetëdijshme, sepse nuk dëshironte që të mos ketë reagime të njëanshme nga ana e Beogradit, duke treguar se kjo vizitë nuk ishte armiqësore.
“Natyrisht që edhe dialogu i Brukselit ka rezultatet e veta, kjo sigurisht që është një rezultat prej tij, pasi dialogu po vazhdon për të mirë të vendit. Edhe deklarata që ai i bëri atje treguan se ai nuk po bënte një vizitë armiqësore ”, u shpreh Spahiu.

Ndër tjera, Spahiu tha se vizita e tij nuk do të duhej të keqkuptohej sepse ishte vetëm një vizitë e thjeshtë pa anësime.
“Nëse e vizita e presidentit në veri do të përmbledhje më një fjali ajo do të ishte, inkurajim për lëvizjen e lirë të qytetarëve në të gjithë territorin e Kosovës”, deklaroi Spaihu.
Ndërsa, se sa paraqiste rrezik vizita e Thaçit në veri përkundër paralajmërimit nga ana e KFOR-it dhe EULEX-i që ai të mos shkonte, Spahiu tha “vizita e presidentit ka karakter sigurie ku do që shkon në Kosovë”.




















