“Respektimi i sundimit të ligjit nga të gjitha palët në Bosnje është vendimtar për procesin demokratik”, tha Departamenti amerikan i Shtetit, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Vëzhguesit thonë se referendumi mund të çojë në ndarje të mëtejshme në Bosnje, ku që prej luftës së viteve ’90 ekzistojnë dy entitete të veçanta: Federata Myslimano-Kroate dhe Republika Srpska.





















