“Gjithashtu, deputetet pohuan se ato nuk janë njoftuar me të drejtat që u takojnë në momentin e arrestimit. Me të drejtat janë njoftuar vetëm kur kanë mbërritur në Qendër të Mbajtjes. Ato nuk patën vërejtje në sjelljet e stafit të Qendrës së Mbajtjes.” thuhet në komunikatë.
“Gjithashtu, KMDLNj takoi edhe dy qytetarë të arrestuar (D. B 18 vjeçar dhe L. B 22 vjeçar). D. B deklaroi se ai edhe pse ka rezistuar gjatë arrestimit sjelljet e Policisë së Kosovës kanë qene korrekte ndaj tij, është njoftuar me të drejtat që i takojnë dhe po ashtu nuk pati vërejtje as për sjelljet e stafit të Qendres së Mbajtjes. Kurse, L. B pohoi se gjatë arrestimit të tij në Sheshin Nënë Tereza, pasi kishte rezistuar të arrestohej njëri nga policët e njësisë speciale i kishte rënë shuplakë, ai pohon se nuk mundet ta identifikojë se cili ka qenë polici. Kurse, i njejti është njoftuar me të drejtat që i takojnë dhe nuk kishte vërejtje për sjelljen dhe qendrimin në Qendër të Mbajtjes. Të ndaluarit nuk kanë kërkuar ndihmën e mjekut dhe gjendja shëndetësore e tyre është e mirë. Të gjithë të ndaluarit kanë refuzuar avokatët mbrojtës përkundër të drejtës që iu takon .” njofton KMDLNj në komunikatën për media.





















