“Qëllimi i këtij Udhëzimi Administrativ është krijimi i lehtësirave administrative-teknike dhe ligjore për subjektet që ushtrojnë këtë veprimtari, duke iu mundësuar qasje të barabartë e jodiskriminuese dhe krijimin e një tregu të lirë në këtë fushë. Me ndryshimet dhe plotësimet e bëra përmes këtij akti nënligjor hiqet barriera e marrjes së pëlqimit për hapje, ulja e tarifave për licencim dhe përtrirje të licencës, heqja e kufizimit të numrit të caktuar të automjeteve për hapje të qendrës për kontrollimin teknik të automjeteve, që është në përputhje me vendimin nr. 17/44, date 12.08.2015, të Qeverisë së Republikës së Kosovës mbi eliminimin e të gjitha kushteve – kritereve që kufizojnë konkurrencën e lirë.”, thuhet në njoftim.
Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën
Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...























