Që të dy, si blogeri ashtu dhe ”Daily Mail” kanë fshirë më pas artikujt e tyre të publikuar muajin e kaluar dhe i kanë kërkuar falje Trump.
”Daily Mail” thotë se artikulli i tij me titull “Fotot provokative dhe pyetjet shqetësuese lidhur me të kaluarën e gruas së tij, mund të prishë imazhin e Trumpit” nuk kishte për qëllim të pohonte se Melania Trump ka punuar si eskortë apo në industrinë e seksit.
Veprimi i gazetës dhe blogut ishte “i neveritshëm, i pështirë, i qëllimshëm, keqdashës dhe shtypës” thuhet në denoncimin e Melania Trump në një gjykatë, në Maryland.
Trump, e cila ka lindur në Slloveni dhe u martua Donald Trump në vitin 2005, kërkon nga të pandehurit një minimum prej 75 mijë dollarësh për kompensimin e dëmeve.























