“Këto sanksione nuk do të ndikojnë në ndërtimin e urës”, kanë thënë përfaqësues të projektit të kësaj ure.
Ata presin që ndërtimi i urës të përfundojë sipas kohës së përcaktuar.
Zëvendësministri rus i Zhvillimit Ekonomik, Alexei Likhachev i ka thënë agjencisë TASS se humbjet ekonomike nga sanksionet do të jenë “minimale” edhe pse ai tha se Rusia shpreh “keqardhje” për “frymën armiqësore” të treguar përmes këtyre sanksioneve.
Ndërkaq, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, ka thënë se këto sanksione nuk zgjidhin asnjë problem. Ai sugjeroi se Rusia do të përgjigjet pasi t’i ketë analizuar ato.
“Në përgjithësi, parimi i reciprocitetit përdoret në të tilla raste”, ka thënë ai.






















