Ai ka thënë se politikanët shqiptarë në Kosovë mos ta hedhin përgjegjësinë në mënyrë “qyqare” të deputetët e Listës Serbe pas rrjedhën e seancës së sotme parlamentare ku në rend dite ishte ratifikimi i marrëveshje për demarkacionin me Malin e Zi.
“Ajo që do të duhej t’i këshilloja përfaqësuesit politik të shqiptarëve të Kosovës në Prishtinë, është se ata do të duhej të uleshin dhe të bisedonin me përfaqësuesit e serbëve të Kosovë për atë se në çfarë mënyre t’i përmbushin obligimet e marrëveshjes së koalicionit që e kanë nënshkruar me ata, në çfarë mënyre të dalin dhe të përballën me nevojat dhe kërkesat e shumta”, ka thënë Gjuriq në Graçanicë.
Gjuriq ka thënë se vendimi i deputetëve të Listës Serbe që mos të marrin pjesë në seancën e sotme të parlamentit është marrë në pajtim dhe dialog me përfaqësuesit serb, respektivisht vendimi për të përmbushur marrëveshjen e koalicionit.
“Duket qyqarllëk që një grup jashtëzakonisht i madh politik, që përbën shumicën absolute në qeveri dhe në Kuvend, të fshihet pas një grupi të vogël të deputetëve të bashkësisë serbe, të cilën e përbëjnë 10 njerëz, që është më pak se 10 për qind nga numri i përgjithshëm i deputetëve”, ka thënë Gjuriq.
“Uluni me ata njerëz dhe bisedoni, përmbushuani atyre atë që nuk ua keni përmbushur e që jeni të obliguar, dhe ndoshta qëndrimi i tyre do të jetë tjetër. Mos i shtyni ata që të bëjnë diçka që është në kundërshtim me qëndrimin e përgjithshëm të popullit serb në Kosovë sa i përket statusit”, ka thënë ai.






















