Enti Hidrometeorologjik (EHM) bën të ditur se të reshura të dendura shiu janë regjistruar në Mavrovë dhe Gostivar, kurse më së shumëti shi ka në Prilep, rreth orës 14 janë regjistruar 20 litër/metër katror, ndërkaq është regjistruar edhe breshër.
Në këto momente, të reshura shiu ka në disa rajone të vendit, por me intensitet të ulët, si në Prespë, Gjevgeli e Vallandovë, në Kumanovë, si edhe në Ilinden e Petrovec të Shkupit.






















