Policia ka mundur të identifikojë viktimën që u vetëhodh nga lartësia e terminalit të aeroportit ‘Nënë Tereza’ në Rinas.
Viktima është Juglend Kapllanaj 23 vjeç nga Tirana. Sipas policisë, ai mbërriti në Rinas nga Mynihu i Gjermanisë rreth orës 15:30.
Pasi ka kaluar kontrollin kufitar në hyrje të Shqipërisë, ai është drejtuar tek informacioni i administratës së TIA-s, ku nga deklarimet e para rezulton se ai është shprehur se është Spiderman (protagonist i filmave fantashkencë).
Pas kësaj ky shtetas është konstatuar mbi tarracën e zyrave të kompanive ajrore, prej nga ku më pas është hedhur nga një lartësi prej 7-8 m.
23-vjeçari u dërgua menjëherë në spital ku dhe ndërroi jetë./SYRI.net/













