Sipas Policisë, të gjitha veprimet tjera janë ndërmarr në koordinim me prokurorinë kompetente.
“Njëri nga të ndaluarit e dyshuar me iniciale E. A. (1983),në ora 11:25 është kapur afër ndërtesës se Qeverisë së RKS-së, duke tentuar të ndërhyjë në kabllotë e sistemit të transmetimit televiziv, ku ka hap njërën prej kutive të sinjalit të televizionit dhe ka tentuar ta këpus. Ai në krah kishte qantën në të cilën kishte edhe gjësendet e dyshuara”, thuhet në komunikatë.
Policia thotë se është konsultuar Prokurori kompetent, ku për të dyshuarin e lartcekur me iniciale E.A. ka urdhëruar që të hapet rast “Hyrje në sistemin kompjuterik”, të intervistohet dhe të lirohet në procedure të rregullt.
Policia vlerëson se është duke realizuar me kompetence detyrat dhe përgjegjësit e saj ligjore. Ata kanë falënderuar të gjithë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar në funksion të identifikimit të aktiviteteve ilegale të cilat për rrjedhojë mund të krijojnë rrezik dhe pasiguri për qytetarët tanë dhe institucionet e vendit.























