Edhe pse Lëvizja Vetëvendosje u përpjek gjatë ditës ta paraqesë heqjen e demarkacionit nga rendi i ditës në Kuvend si një fitore të saj, në fakt kjo Lëvizje edhe ashtu kishte në skenar mos lejimin e marrëveshjes së demarkacionit përmes hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend si dhe përmes molotovëve jashtë sallës.
Molotovët dhe mjetet tjera të dhunshme që Policia arriti të zbuloj gjatë ditës në afërsi të Termokosit në Prishtinë, ishte vetëm një pjesë e arsenalit që militantët e Vetëvendosjes kishin përgatitur për të sulmuar Kuvendin kur do të diskutohej dhe miratohej marrëveshja për demarkacionin.
Mobilizimi i Vetëvendosjes për veprime të dhunshme u konfirmua edhe nga arrestimi i deputeteve, Donika Kadaj-Bujupi dhe Aida Dërguti, të cilave policia u ka gjetur sprej e gaz lotsjellës në Kuvend si dhe asambleistë të Komunës që kishin marr detyra për ta sulmuar Kuvendin e Kosovës.






















