Derisa Visar Ymeri mundohej që të përkufizonte tërë angazhimin e partisë së tij që një vit rreth kësaj kauze, protestuesit nuk ishin të interesuar për të. Ata brohoritnin emrin e ish-liderit, Albin Kurti, derisa ai doli në skenë.
Kurti e shpalli si fitore, tërheqjen e demarkacionit nga rendi i ditës. Ai përsëriti qëndrimet e mëhershme rreth kësaj çështje, ndërkaq falënderoi protestuesit për mbështetje.
Kurti po ashtu përcaktoi se kush ka merita më shumë për këtë “korrje të fitores”.
“I falënderoj të gjithë deputetët, veçmas të Vetëvendosjes, të cilët korrën fitore”, ka thënë Kurti.
Ai falënderoi pastaj edhe deputet e LDK-së dhe PDK-së, duke përmendur Vjosa Osmanin dhe Nait Hasanin.
Ish-lideri i VV-së, i parapëlqyeri i aktivistëve të kësaj partie, nuk u rezistoi brohoritjeve të protestuesve. Ai u përfshi në turmë, për të ndjerë nga afër entuziazmin që ua krijoi atyre.























