Para kësaj pozite, Znj. Apostolova ka mbajtur pozitën e Zëvendës Shefes së Delegacionit të BE-së në Kajro, Egjipt. Ajo ka qenë diplomate bullgare në Përfaqësimin e Përhershëm të Bullgarisë në Organizatën Botërore të Tregtisë në Gjenevë dhe në Përfaqësimin e Përhershëm të Bullgarisë në BE.
Karriera e saj në Komisionin Evropian, në Drejtorinë e Përgjithshëm për Zgjerim, ishte e lidhur ngushtë me rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Në ditët dhe javët në vijim, Apostolova do të takohet me zyrtarët më të lartë kosovarë dhe me palët e tjera të interest në Kosovë, si dhe do të prezantohet para mediave dhe publikut në përgjithësi.
Në të dy pozitat Apostolova e pason diplomatin slloven, Samuel Zhbogar.





















