Draft-raporti, i cili përmban 11 amendamente, ka detajizuar edhe një herë kriteret e fundit që Kosova duhet të përmbushë për të fituar liberalizimin. Amendamenti i 8-të i këtij draft-raporti decidivisht përcakton se Kosova megjithëse ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave derisa ky raport të hyjë në fuqi, duhet të ratifikojë Marrëveshjen për shënjimin e kufirit me Malin e Zi dhe të intensifikojë luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në tekstin e propozuar nga Komisioni Evropian ndër të tjera thuhet kështu:
“Kosova ka përmbushur kërkesat në rrugën e saj drejt liberalizimit të vizave. Në bazë të detyrave dhe llogaritjes së kritereve të listuara në artikullin 1 të Rregullores së Këshillit të Evropës, është e përshtatshme që të heqim njerëzit nga Kosova nga kërkesat për viza kur janë duke udhëtuar në territorin e ndonjë vendi anëtar”.






















