Me këtë rast, Zv.ministri Koci ka falënderuar ambasadoren Kapitanoviq për qëndrimet që shteti kroat ka në vazhdimësi karshi Kosovës, duke shtuar se Qeveria e Kosovës është falënderuese për raportet e mira në të gjitha fushat me Kroacinë
“Ne si MZHE tashmë kemi vite që kemi një bashkëpunim të mirë me Kroacinë, sidomos në fushën e gjeologjisë meqë përvoja kroate na ndihmon shumë ne si shtet i ri, prandaj ky bashkëpunim është i mirëseradhur”, ka thënë Koci.
Nga ana e saj ambasadorja Marija Kapitanoviq duke e vlerësuar bashkëpunimin e dyja vendeve ka rikonfirmuar mbështetjen e shtetit kroat karshi Kosovës në të gjitha fushat, e veçanarisht në sektorin minerar.
“Do të doja që bashkëpunimi ynë të fuqizohet edhe me shumë në fushën minerare dhe ate gjeologjike, sepse ne Kosovën e shohim si partnere serioze në këto fusha”, është shprehur Kapitanoviq.
Ndryshe, zëvendësministri Koci gjatë takimit e ka informuar diplomaten kroate se Kosova ka krijuar një infrastrukturë ligjore të favorshme për investimet e huaja, të cilat do ta ndihmonin zhvillimin ekonomik të Kosovës.






















