• Latest
  • Trending
  • All

Tmerri pas vdekjes së 10-vjeçarit nga Bulqiza, gjyshja e njerka rrëfejnë ngjarjen rrëqethëse

31/08/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 11 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Tmerri pas vdekjes së 10-vjeçarit nga Bulqiza, gjyshja e njerka rrëfejnë ngjarjen rrëqethëse

31/08/2016
in Aktualitet

Pas lajmit të konfirmuar zyrtarisht edhe nga policia për mbytjen e 10-vjeçarit, “fshihet” një histori tejet e dhimbshme. Histori që vjen nga një zonë, ku varfëria ekstreme i shndërron njerëzit në “kafshë”.

Vetë të afërmit e të miturit dhe banorët e fshatit Mazhic, me rrëfimet e dëshmitë e tyre pohuan dje për “Gazeta Shqiptare” se babai i fëmijës që u mbyt në lumë është kafshë dhe jo njeri. Ata pohuan se djali i rritur pa nënë mund të mos jetë mbytur duke u larë në lumë, por mund t’i ketë dhënë fund jetës për shkak të traumës dhe depresionit. Se vetëm tri ditë para ngjarjes, ai ishte rrahur në mënyrë çnjerëzore nga i ati i tij, Shpëtim Xholeshi. 50- vjeçari e ka shtrirë përtokë djalin që kishte me gruan e parë dhe ia ka shkelur kokën me këmbë. Ky fakt është bërë me dije nga gjyshja 80-vjeçare e të miturit. Por, edhe nga njerka, e cila u shpreh se fëmijët e thjeshtrës i rrihte më pak se i ati i tyre.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Dëshmia e gjyshes për ngjarjen

“Mëngjesin e së hënës, unë dhe nipi im 10 vjeç shkuam në pyll për dru. Morëm me vete edhe dy kuajt. Rreth orës 10:30 i thashë djalit të djalit të më sillte njërin nga kuajt për ta ngarkuar. Por, ai iku deri tek ura pa më thënë gjë se ku do të shkonte. E kërkova gjithandej, por nuk e gjeta. Mendova se mos ishte fshehur gjëkundi prej frike. U ktheva në shtëpi, ndërsa ai nuk u kthye. Të gjithë dolëm për ta kërkuar. Banorët e fshatit tonë dhe të Katundit të Ri (i përket rrethit të Dibrës) dolën një për një prej shtëpie dhe bashkë me ne kërkuan deri mëngjesin e sotëm (djeshëm). E gdhimë në bregun e lumit Drin, pasi aty gjetëm dy kuajt, të cilët i kishte marrë nipi”, thotë Hëne Xholeshi.

Ndërkaq, e moshuara tregoi se djali i saj, Shpëtimi (babai i viktimës) ishte martuar dy herë dhe se me gruan e parë, të cilën e kishte ndarë, ka 4 fëmijë dhe po 4 fëmijë ka edhe me të dytën. Gjithashtu, 80-vjeçarja u shpreh se familja e saj prej 11 anëtarësh mbahej me pensionin e saj dhe pensionin e dy fëmijëve invalidë të të birit. E moshuara qante për humbjen e nipit, ndërsa krah saj dëneste mbesa e saj më e madhe, motra e 10-vjeçarit.

 

Dëshmia e njerkës

Dje ajo qante. Njerka e 10- vjeçarit tha: “Unë jam nusja e dytë e Shpëtim Xholeshit, por ai plehra më bërtet edhe mua. Më thotë ik tek nëna jote. Më shan dhe rreh fëmijët. Me të kam 4 fëmijë. Ai na torturon mua dhe fëmijët”.

E pyetur nëse i rrihte 4 fëmijët e tjerë që burri kishte me gruan e parë, ajo u shpreh: “Unë nuk i torturoj. Unë i dua, por ai (burri) i torturon më shumë. Kur i them unë mos i prek fëmijët, Shpëtimi më thotë: ‘Se nuk të pyes ty. Unë i ruaj me bukë. Ti nuk ke punë me fëmijët e mi’. Ai i rreh përditë fëmijët. Pi nëpër lokale dhe bëhet tapë. Para tri ditësh, erdhi vjehrra e më tha: ‘Oj nuse, yt shoq e mbyti djalin krejt. Ia ka shtypur kokën me këmbë dhe mezi ia kam nxjerrë nga duart’”.

Ndërsa, banorët e fshatit ku ndodhi ngjarja pohuan se 50- vjeçari Shpëtim Xholeshi është baba diktator dhe i pamëshirshëm, pasi në vijimësi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike mbi fëmijët e tij, të cilët duhet të merren urgjentisht në mbrojtje nga shteti. Gjithashtu, banorët thanë se i kanë ndihmuar me bukë, vaj e sheqer dhe me çfarë kanë mundur familjen e varfër Xholeshi./Gazeta Shqiptare

 

Tags: albanianedi rama
Previous Post

Pse u shty fillimi i vitit shkollor më 5 shtator?

Next Post

Motori dhe telefoni “Samsung” i blerë në shesh, prova që rëndojnë mbi të arrestuarit e VV-së

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Motori dhe telefoni “Samsung” i blerë në shesh, prova që rëndojnë mbi të arrestuarit e VV-së

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.