Gjatë kontrrollit të ushtruar ditën e djeshme u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies 27 parcela me një numër prej 14 718 bimë kanabis sativa. Gjithashtu, u sekuestrua një pushkë.
Policia e Shkodrës thekson se do të vijojë punën me intensitet dhe angazhim maksimal në terren me qëllim zbulimin dhe asgjësimin e sipërfaqeve të dyshuara me bimë narkotike dhe identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë penale të të gjithë autorëve të këtij aktiviteti kriminal./ Top Channel






















