Mazhoranca ka miratuar e vetme pa praninë e opozitës ligjin për Vettingun e gjyqtrarëve dhe prokurorëve, pjesë e draftit të reformës në drejtësi.
Ligji u miratua me 88 vota pro dhe 1 abstenim, ndërsa opozita ishte larguar nga Parlamenti para nisjes së votimit, duke kundërshtuar ligjin me pretendimin se është ndryshuar në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca dhe nuk është i njëjti që u arrit me konsensus në draftin e 22 korrikut të miratuar në Parlament.
Ka qenë kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule, i cili edhe pse nuk u largua nga salla e Parlamentit, abstenoi për të votuar ligjin e Vettingut./















