Ambasadori amerikan Donald Lu ka përfunduar takimin e tij me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha dhe ka dalë nga selia e PD-së në orën 12:15.
Takimi i tij me Bashën zgjati rreth një orë; vizita nuk ishte e paralajmëruar për mediat dhe pas takimit, asnjëri prej tyre nuk u prononcua.
Besohet se Lu është takuar me Bashën lidhur me seancën plenare të nesërme të Kuvendit, ku pritet të kalojë ligji aq i debatuar për skanimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Vettingu.
Ambasadori i SHBA dhe ambasadorja e BE kanë qënë tejet të përfshirë në negociatat për miratimin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri, që nga fillimi i saj.















