Kjo ka ndodhur pas inspektimeve preliminare.
Ministria e Drejtësisë, përkatësisht Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin se pas pranimit të informatës mbi arratisjen e të paraburgosurit L. B. nga Qendra e paraburgimit në Lipjan, ka dal në vendin e ngjarjes për të inspektuar rrethanat e arratisjes.
“Pas kryerjes se inspektimeve preliminare, SHKK ka ndërmarr hapa urgjent duke suspenduar nga puna një mbikëqyrës të lartë, një mbikëqyrës dhe dy oficerë”, shkruan në njoftimin zyrtar.
“Këto janë masat e marra deri në përfundim të hetimeve përfundimtare”, shkruan në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.






















