Ato janë larguar gjatë natës nga shtëpia ndërsa i kishin thënë të atit se do të flinin te shtëpia e komshies. Në policinë e Elbasanit vajzat kanë deklaruar se ishin larguar me dëshirë nga shtëpia dhe se nuk ishin mashtruar nga ndonjë person. Ato kanë rrëfyer se kishin ikur mevullnetin e tyre. Është zbardhur edhe sms-ja që njëra prej tyre ka dërguar për babanë e dy motrave të tjera.
“Xhaxhi Bashkim, ne u larguam nga banesa. Nëse na do, mos na kërko më. Ju nuk na kuptuat asnjëherë ne. Kemi vuajtur shumë, ndaj vendosëm të largoheshim. Të lutem mos na kërko më. OK”, ishte mesazhi i lënë, shkruan Lapsi.






















