Sipas informatave që ka ai nuk janë djegur dy shtëpi, por një objekt ndihmës dhe një garazh.
“Arritëm të shpëtojmë 52 shtëpi të cilët ishin të rrezikuar nga zjarri”, tha Cungu.
Shefi i zjarrfikësve të Ulqinit, Flamur Sella, tha se situata në terren është kaotike, dhe zjarri ka përpirë deri tani dy objekte.
“Në ndihmë erdhën zjarrfikësit nga Tivari, Podgorica dhe Budva. Aty janë edhe helikopterët dhe aeroplanët për fikjen e zjarrit, i tërë personali i njësisë së zjarrfikësve dhe qytetarët. Mbrojmë shtëpitë sa kemi mundësi, por është shumë vështirë sepse zjarri është jashtë kontrollit”.
Policia ka arrestuar dy persona për të cilët dyshohet se kanë shkaktuar zjarrin i cili të dielën u përhap në Malin e Bardhë.
Ato janë banore të vendbanimit informal të romëve i cili ndodhet bë Braticë, mu në hyrje të Ulqinit.
Për vite të tëra shërbimeve kompetente i është tërhequr vëmendja për problemet që shkaktojnë banorët e këtij vendbanim, prej lypjes e deri tek rrezikut të shkaktimit të zjarrit.
https://www.youtube.com/watch?v=krtRyqa2bxE?feature=oembed&w=640&h=480






















