• Latest
  • Trending
  • All

Kujdes! Policia rrugore në aksion, edhe pasagjerët gjobiten për rripin

27/08/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 3 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kujdes! Policia rrugore në aksion, edhe pasagjerët gjobiten për rripin

27/08/2016
in Aktualitet, Vendi

Tashmë jo vetëm shoferët, por dhe pasagjerët, duke përfshirë dhe ata që ulen në pjesën e mbrapme të automjeteve do të ndëshkohen me gjobë, në rast se nuk vendosin rripin e sigurimit.

Gjoba do t’i faturohet drejtuesit të mjetit, dhe vlera për këtë shkelje ka pësuar një rritje drastike pas ndryshimeve të fundit në Kodin Rrugor. Drejtori i qarkullimit rrugor në polici, Ard Veliu në një intervistë dhënë për “Tv Klan” thekson se masat administrative fillojnë nga 5 mijë lekë deri në 15 mijë lekë, si dhe shoqërohet me pezullim të lejeve të drejtimit që kanë fëmijë dhe nuk kanë vendosur sistemet e fiksimit. “Kushdo që udhëton me një mjet mbas vitit 1990, duhet të përdorë sistemet e fiksimit, edhe drejtuesi i mjetit, edhe pasagjeri edhe pasagjerët që vendosen mbrapa. Do ju lutesha qytetarëve që të jenë korrektë dhe të zbatojnë këtë dispoziztë pasi policia rrugore është zbatuese dhe jo interpretuese e kësaj dispozite ”- tha Veliu.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Me plane të detajuara vendosje në akset rrugore që kanë ngarkesë, në zonat turistike dhe në rrugët e konstatuara si njolla të zeza, policia është përqendruar në ndëshkimin e shtetasve që përdorin pije alkoolike, që flasin në celular gjatë drejtimit të mjetit, si dhe drejtuesit e motorçikletave që nuk përdorin kaskë. Veliu, bën me dije se gjatë muajit Gusht dhe në tërësi për vitin 2016, ka një tendencë ulje të aksidenteve rrugore. Vetëm për muajin Gusht sipas tij, ka një ulje prej 27 përqindësh në tërësi e më konkretisht, me një ulje prej 8 përqind për të vrarët dhe 50 përqind për të plagosurit rëndë.

Zoti Veliu çfarë masash keni marrë për minimizimin e aksidenteve? Cilat janë statistikat, kemi më pak apo më shumë aksidente rrugore?

Policia e Shtetit në kuadër të masave të marra për sigurimin e sezonit turistik në tërësi, por edhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në veçanti, ka përgatitur plane të detajuara masash, ku janë përfshirë detyra, si për drejtoritë vendore të policisë, ashtu edhe për drejtorinë e policisë rrugore në tërësi. Për këtë është bërë një plan-vendosje e re e shërbimeve të policisë rrugore, ku vëmendja kryesore është përqendruar në akset rrugore të cilat kanë ngarkesë, njëkohësisht edhe në akset rrugore që janë rrugët kryesore që çojnë turistët nga njëri qytet në tjetrin, por edhe në rrugët e tjera dytësore, të cilat shërbejnë për kalimin e mjeteve të turistëve për plazhet që frekuentojnë qytetarët.

Kemi tendencë rritje të aksidenteve apo ulje, çfarë thonë statistikat?

Në tërësi numri i aksidenteve është në ulje. Në rast se ne do t’i referohemi vetëm muajit Gusht, duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015, në tërësi numri i aksidenteve është 27 % më i ulët, duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në rast se do i referohemi pastaj zërave, duke përfshirë numrin e të vrarëve, apo plagosjet e rënda, unë do them se numri i të vrarëve është 8 % më i ulët, numri i të plagosurve rëndë është 50 % më i ulët. Puna jonë është përqendruar kryesisht në  ndëshkimin e të gjithë drejtuesve të automjetëve të cilët dobësojnë sigurinë rrugore.

Çfarë do të thotë kjo?

Kjo konsiston në ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që përdorin pije alkoolike, për drejtuesit e automjeteve që lëvizin me shpejtësi tej normave të lejuara, që nuk përdorin mjetet e fiksimit, për drejtuesit e motorçikletave të cilët nuk vendosin kasa dhe mjetet e fiksimit. Në Kodin e ri Rrugor, në ligjin 83 78, datë 22.07.98, i përmirësuar në 18.12.2014, janë bërë përmirësime në Kodin Rrugor, ku sanksionet për të gjithë përdoruesit e mjeteve, të cilët nuk përdorin mjetet e fiksimit, si drejtuesi i automjetit, pasagjeri, apo edhe pasagjerët të cilët vendosen në sediljet e pasme për mjetet motorrike të prodhimit pas vitit 1990 janë rritur në mënyrë drastike, dhe masa administrative fillon nga 5 mijë lekë deri në 15 mijë lekë, si dhe shoqërohet me pezullim të lejes së drejtimit 6 muaj deri në 12 muaj për drejtuesit e automjeteve të cilët kanë fëmijë në përgjithësi dhe nuk kanë vendosur mjetet e fiksimit, apo për pasagjerin në rast se është ai për fëmijët.

Në rast se në një automjet janë 4 persona, dy në pjesën e përparme kanë vendosur rrip, shoferi dhe pasagjeri, a do të ketë ndëshkim me gjobë në rast se personat në pjesën e pasme nuk kanë vendosur rrip?

Kodi Rrugor e përcakton taksative që kushdo i cili udhëton me një mjet me vit prodhimi pas ‘90, duhet të përdorë sistemet e fiksimit. Nuk bën përjashtim vetëm drejtuesi i mjetit, po është i përfshirë edhe drejtuesi i mjetit, edhe pasagjerët, edhe pasagjerët të cilët vendosen mbrapa. Kështu që unë do t’iu lutesha dhe ju bëj thirrje dhe qytetarëve, të jenë korrektë dhe të zbatojnë këtë dispozitë, për faktin sepse policia rrugore është zbatuese, nuk është interpretuese e Kodit Rrugor, dhe agjenti verifikues në rrugë në rast se konstaton është i detyruar që të zbatojë dispozitën e Kodit Rrugor. Prandaj çdo drejtues mjeti, në momentin që fillon lëvizjen duhet të vendosë sistemin e fiksimit. Nuk ka përjashtim kur lëviz brenda zonës urbane dhe kur del në një aks rrugor tjetër. Në momentin që fillon lëvizjen, duhet të vendosë sistemet e fiksimit, për faktin sepse në rast se do të konstatohen, punonjësit e policisë rrugore duhet të ndëshkojnë të gjithë këta drejtues automjetesh.

A ka tendencë rritje të ndëshkimit apo konstatimit të personave pa rrip, si dhe të personave që flasin me celular?

Fokusi jonë i përditshëm, pra i agjentëve verifikues të cilët ndodhen në rrugë, por edhe i shefave të cilët menaxhojnë punën e agjendëve verifikues është përqendruar në rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, pra është fokusuar në ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve të cilët nuk përdorin mjetet e fiksimit dhe që përdorin mjetet e komunikimit, të cilat janë burim aksidenti në të gjitha akset rrugore. Në rast se i referohemi treguesve, numri i masave administrative të vendosura për këtë periudhë, ka qenë gjithmonë në rritje, qoftë për sa i përket ndëshkimit të drejtuesve të automjeteve të cilët nuk përdorin mjetet e fiksimit, pra në rastin konkret rripin, apo dhe ata që janë duke përdorur telefonat.

Keni një mesazh për qytetarët, duke qenë se gjatë periudhës Qershor- Korrik kemi patur një numër shumë të lartë aksidentesh rrugore?

Ç’është e vërteta ka patur një numër aksidentesh, por kjo ka të bëjë edhe me perceptimin, pasi siç e thashë dhe pak më parë, numri i aksidenteve është në ulje dhe jo në rritje. Por, në rast se ne fokusohemi ose përmendim aksidentet, një pjesë e mirë ka ardhur si rezultat i faktorëve apo mosrespektimit të rregullave të lëvizjes nga drejtuesit e automjeteve, por edhe nga përdoruesit e rrugës, në rastin konkret nga këmbësorët. Kodi Rrugor përcakton detyrime edhe për këmbësorët, të cilët duhet të respektojnë vizat e bardha, nuk duhet të kalojnë nëpër karregjata, duhet të kalojnë në mbikalime, mos t’u ndërpresin rrugën drejtuesve të automjeteve sepse edhe ata bëhen burim aksidenti.

A do të ketë masa për këmbësorët, duke qenë se deri më sot nuk janë zbatuar, megjithëse Kodi Rrugor i parashikon?

Është pak e vështirë për të implementuar masat administrative tek këmbësorët, në të ardhmen do të ketë një strategji të mirëfilltë edhe për këtë. Por kjo nuk do të thotë që drejtuesit e automjeteve nuk duhet të jenë të vetëdijshëm apo nuk duhet të jenë të përgjegjshëm gjatë drejtimit apo guidimit të mjetit dhe të kalojnë shpejtësinë tej normave të lejuara, apo të mos respektojnë sinjalistikën sepse në rast se drejtuesit e automjeteve pavarësisht gabimit që do të bëjë këmbësori, do të zotërojë mjetin gjatë lëvizjes, do të shmangë një aksident të mundshëm.

Tags: Lushnja,Lushnje,policia,policia e Lushnjes,femra,minoren,i mitur,Merita Prosheva,Majlina Lena,
Previous Post

Hajduti i bankave kapet duke transportuar drogë

Next Post

Shtetet e Bashkuar të Grave (Video)

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Shtetet e Bashkuar të Grave (Video)

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.