Njerëz të shumtë vajtojnë për humbjen e njerëzve të tyre të dashur, për të afërmit apo për të njohurit që mund të kishin në këtë qytet, i cili u bë “shkrumb e hi” nga tërmeti. Por jo vetëm ata vajtojnë….është edhe ky qen tanimë “jetim” që nuk i shkëputet për asnjë çast arkivolit të të ndjerit, pronarit të tij.
Kjo foto po bën xhiron e rrjeteve sociale, duke treguar kështu edhe njëherë dhimbjen e madhe që përjeton Italia qendrore.























