Basha është fotografuar i rrethuar nga entuziazmi i dibranëve, ku shtrëngimet e duarve dhe përqafimet, si dhe përshëndetjet me dy gishta gjatë ecjes së tij nëpër rrugët e Peshkopisë, kanë qenë të shumta.
Gjatë fjalës së tij në prezantimin e Sheferedin Shehut për kryetar bashkie të Dibrës, Basha tha: “E tha mirë kryetari i Sherit mbremë. Punët i bitis ai që i nis. Ne që e nisëm, ne do ta përfundojmë Rrugën e Arbrit. Ne e filluam Rrugën e Arbrit. Ne dhamë para nga Buxheti i Shtetit. Fakteqësia e rrugës së Arbrit ishte rilindja, fatkeqësia më e madhe për Dibrën ishte rilindja, fatkeqësia më e madhe për Shqipërinë ishte rilindja. E varrosi Rrugën e Arbrit Edi Rama, siç varrosi çdo projekt tjetër për Shqipërinë. Edhe rrugën e Elbasanit, ndonëse tuneli përfundoi, nuk e ka çuar asnjë metër më tej. Sepse Edi Rama i bën rrush e kumbulla paratë e buxhetit”.























