Enver Petrovci pas shumë vitesh është paraqitur për publikun serb si pjesë e ekipit të filmit “Vëllezërit sipas linjes babine” dhe ekskluzivisht për të përditshmen më të madhe serbe, “Blic”, ka folur për detajet e xhirimit të versionit shqiptar “Katundi digjet, plaka krihet”, transmeton lajmi.net.
“Do të jetë ngjarja e njëjtë e serialit, ai dialog, ajo thjeshtësia që e dua tek Radosha Bajiq. Për shkak të kësaj, populli dëshiron ta shikojë. Këtë do ta marr nga Radosha. Do t’i adaptojë edhe skenat, të themi, nëse atje është kisha, tek unë do të jetë xhamia. Tek ne është pak problem, sepse shqiptarët i kanë tri kisha, katolike, ortodokse dhe islamike! S’e di si do t’ia bëjë. Pasi që unë dëshiroj ta adaptojë serialin para se gjithash për publikun në Shqipëri. Do ta fus edhe në Kosovë, por ideja ime është që seriali të jetë për mundësitë shqiptarë”, ka theksuar Petrovci.
Ai thotë se është shumë i respektuar në Tiranë, ku e kalon shumicën e kohës dhe se projektin do t’ia ofroj ndonjërit nga televizionit atje.
“Cili televizion me jap para, ai do ta merr. Televizionit shqiptare janë shumë të mira, kanë shumë para, dhe në Ballkan janë absolutisht me të mirat. I kanë tri televizione të mira private. Shteti nuk ka ambicie. Televizionet private janë serioze dhe me respektojnë shumë”, ka thënë ai.
I pyetur se a e njohin filmin serb aktorët dhe regjisorët në Kosovë dhe Shqipëri, ai thotë:
“Kjo gjenerata ime në fakultetin e Prishtinës dhe aktorët e rinj në përgjithësi përcjellin shumë përmes internetit çfarë ndodh. Ata e dinë çfarë ndodh në kulturën serbe. Shpesh me tregojnë se kanë shikuar ndonjë film, që dinë se ndonjë aktor apo regjisor serb ka fituar çmim. Janë me të informuar se unë, pasi që vazhdimisht janë në internet. Për Shqipëri nuk e di”.






















