Videoja e dy djemve sirianë teksa qajnë së bashku të, ka bërë xhiron e rrjetit duke prekur zemrat e miliona njerëzve.
Ata vajtojnë vdekjen e vëllait të tyre, i cili u vra në një sulm ajror në Siri.
Këto pamje tronditëse janë kapur në një spital dhe më pas janë postuar në internet nga Aleppo Media Center.
Kjo është vetëm një kujtesë e fundit e tmerreve drithëruese me të cilat po përballen fëmijët e popullit të shkatërruar nga lufta.
Javën e kaluar, fotografia e 5-vjeçarit Omran Daqneesh të përgjakur dhe të pluhurosur, i cili qëndronte në pjesën e pasme të një ambulance u bë ‘virale‘ dhe simbol i tmerrit të luftës civile në Siri.















