“Situata është e tillë që dikush do të del humbës me 1 shtator e dikush do të jetë fitues. Nëse demarkacioni kalon, qeveria do të ketë një fitore, e cila më vonë mund të jetë fitore e Pirros, për sërish mbetet fitore e qeverisë. Nëse nuk kalon, qeveria duhet të japë dorëheqje”, tha Spahiu ne Info Magazine.
Spahiu tha se Hulumtimet e Tomor Çelës kanë qenë të ndikuara nga qeveria, transmeton lajmi.net.
“Hulumtimet e Tomor Çelës kanë qenë të ndikuara nga qeveria, kjo është e qartë. Debati mbi demarkacionin, i ka preokupuar të gjithë. Është çështje që prekë fatin e qytetarëve të Kosovës”, u shpreh ai.
Analisti tha se të gjithë që debatuan për demarkacionin vërtetuan se qeveria e ka gabim.
“Pothuajse të gjithë ata që kanë debatuar për demarkacionin, e kanë vërtetuar se qeveria e ka gabim. Kufiri është në Çakorr”, u shpreh Spahiu.






















