Sot në mesditë ka ndodhur një aksident në Lipjan, një automjet dyshohet se ka shkelur një fëmijë, në ‘zebra’, fëmija dyshohet se është vajzë e vogël, por nuk dihen detaje të tjera.
Një lexues i ka dërguar disa fotografi në portalin lajmi.net, ku shihet se policia dhe ambulanca ka dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin.
Gjithashtu në fotografi shihet se në ‘zebra’ kanë mbetur njollat e gjakut nga aksidenti.