Sipas disa raporteve që kanë qarkulluar në media dhe në rrjetet sociale, thuhet se disa prej pjesëtarëve të Policisë të cilët kanë qenë në pushim vjetor u është bërë thirrje që të jenë në detyrë ditën e protestës.
Një gjë të tillë e hedh poshtë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. Ai për lajmi.net thotë se nuk ka ndonjë paralajmërim zyrtar për ndërprerjen e pushimit vjetor për këtë ditë.
Hoxha thotë se janë duke punuar në planin operativ për këtë ditë.
Ndryshe, të enjten partia më e madhe opozitare ka thirrur protestë gjithë popullore për të kundërshtuar sipas tyre, demarkacionin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi dhe korrupsionin nëpër institucionet e Kosovës.






















