Agjencia, në pajtim me Ligjin, më parë ka parashtruar kërkesë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës (DhPGjSK) për aprovim të Raportit Përfundimtar dhe rrjedhimisht lejimin e mbylljes së procesit të likuidimit për këtë KB, ndërsa Dhoma e Posaçme përmes Aktvendimit e ka aprovuar këtë Raport Përfundimtar dhe ka dhënë leje për mbylljen e procesit të likuidimit për KB-në e lartcekur, thuhet në njoftimin e AKP-së.
Raporti Përfundimtar sipas procedurave është postuar në web faqen zyrtare të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (www.pak-ks.org).
Njëkohësisht, Gjykata ka caktuar një afat prej 21 ditë për ndonjë ankesë eventuale ndaj këtij aktvendimi dhe pas kalimit të këtij afati ky aktvendim bëhet i plotfuqishëm dhe njoftimet për përmbyllje të likuidimit për këtë subjekt AKP do t’ia dërgoj institucioneve relevante ashtu siç edhe parashihet me Ligjin e AKP-së.























