“Publikisht, ftoj liderët institucional e politik, për takim kokë më kokë. Për hir të prakticitetit, propozoj, takimin për të hënën (29.08.2016),nga ora 12;00 me nikoqirllëk, në Rugovë, (Villa e Elkosit), pa ndërmjetësim ndërkombëtar”, thuhet në ftesën e Kelmendit.
Ai është i bindur se një format i tillë i takimit, do të jetë tejet i frytshëm dhe i nevojshëm në shërbim të temës në fjalë, ruajtjes së raporteve ndërfamiljare, ndërfqinjësore dhe ndërpartiake.
“Komunikimi çdo herë e edhe kësaj radhë, padyshim se i shërben rrugëtimit të suksesshëm politik dhe ekonomik të vendit. Paraprakisht, propozoj, që të shtunën (27.08.2016) nga ora 12;00, në të njëjtin ambient në Rugovë, të takohen grupet e ekspertëve të komisionit shtetëror dhe të ekspertëve të pavarur, në debatim të serishëm të argumenteve për demarkacion, meqë përgjegjësia për çdo epilog, do bie mbi këta ekspertë”, ka thënë Kelmendi.
Njëkohësisht ai ka ftuar të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e subjekteve politike të angazhohen në mbështetje të takimeve të propozuara.






















