Zyra e Prokurimit e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) ka shpallur fitues të tenderit konsorciumin “G.S.G & KIG & KIG KGA” e ku vlera e ofertës ka qenë 1 milion e 477 mijë euro, edhe pse në garë ka pasur kompani që kanë ofruar çmim prej 552 mijë eurosh më të lire.
Mirëpo kontrata mes operatorit ekonomik të rekomanduar për kontratë dhe MPB-së nuk është nënshkruar ende, pasi të dy konsorciumet, të cilat janë cilësuar si të papërgjegjshme, kanë paralajmëruar se do të bëjnë ankesën në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).
Në njoftimin e MPB-së të publikuar në faqe të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), të publikuar më 8 gusht të këtij viti, thuhet se në këtë proces ka konkurruar vetëm një kompani, e cila edhe është shpallur fituese e këtij procesi të Prokurimit.






















