“Përgjigjja e tyre ka qenë e njëjtë, si në pesë vitet që lamë pas”, ka thënë Khatib në peticionin e tij, “nga Merkel kemi dëgjuar heshtjen ndërsa Shtëpia e Bardhë i ka parë letrat tona, por s’ka bisedime s’ka veprim.
“Nuk ka asnjë përpjekje as nga Obama e as nga Merkel për t’i ndalur sulmet kriminale kundër civilëve dhe spitaleve”.
Peticionin e mjekut Khatib, e kanë nënshkruar 200,000 njerëz deri më tash.
Ai thotë se civilët po sulmohen çdo ditë dhe se nuk u duhen lutjet e keqardhjet e liderëve, mirëpo veprimi i tyre.























