Nga 54 viktima, 29 ishin fëmijë. Emine Ayhan humbi katër nga fëmijët e saj në dasmën fatkeqe. “Nëse nuk do të kisha gjallë fëmijën e vetëm që mbijetoi, atëherë do të kisha vrarë veten”, rrëfeu nëna e dëshpëruar.
Mekanizmi i bombës ishte e njëjtë si ato të përdorura në sulmin e 10 tetorit në vitin 2015 në Turqi, ku të paktën 140 vetë humbën jetën. Policia po heton gjithashtu Deniz Buyukçelebi, i cili mendohet se dha urdhrin për të organizuar sulmin.
Ai njihet si militanti “përgjegjës” i ISIS për të gjitha sulmet e grupit në kufirin turko-sirian. Por, autoritet i shqetëson fakti i rritjes në numër të fëmijëve kamikazë, të cilët pasi i nënshtrohen një “lavazhi të trurit” marrin urdhra për t’u vetëhedhur në erë.
Ditën e diel, policia në Kirkuk të Irakut arriti të ndalonte një fëmijë kamikaz përpara se të shpërthente brezin me eksploziv.
Najmaldin Karim, guvernatori i Kirkuku-t tha se, “militantët i gënjejnë fëmijët duke i thënë se do të shkojnë në parajsë dhe aty do të marrin gjithçka që duan. Kjo është taktika për t’i kthyer në kamikazë”, e mbylli guvernatori.






















