Drejtori i OAK Arian Zeka ka falënderuar Doganën për procesin e reformimit të ndërmarrë viteve të fundit që ka ndikuar në lehtësimin e procedurave doganore për bizneset.
“Reformat e tilla kanë ndikuar në reduktimin e ankesave të anëtareve të Odës Amerikane në raport me Doganën e Kosovës. Megjithatë, ai shtoi se dialogu i vazhdueshëm me bizneset do te mundësonte zgjidhjen e çështjeve te tjera, përfshirë edhe mekanizmin e trajtimit të ankesave në procedurë administrative”, tha Zeka.
Drejtori i Doganave Lulzim Rafuna kërkoi nga përfaqësuesit e Odave që të bashkëpunojnë sa më shumë jo vetëm me Doganën e Kosovës por edhe me institucionet tjera pasi në këtë mënyrë përmes një partneriteti në mes të organizatave publike dhe atyre private mund të gjenden zgjidhjet më të mira për çështjen e ndryshme ekonomike dhe tatimore.





















