Djaloshi është ndaluar mbrëmjen e 21 gushtit pak pasi një sulm vetvrasës me bombë e ka goditur një xhami shiite në këtë qytet.
“Gjatë marrjes në pyetje, djaloshi ka thënë se ai është kidnapuar nga persona me maska të cilët ja kanë vendosur eksplozivin dhe më pas e kanë dërguar në këtë zonë”, thotë shefi i inteligjencës në Kirkuk, Chato Fadhil Humadi për Associated Press.
Humadi ka shtuar se djaloshi është një nga të zhvendosurit prej qytetit Mosul që mbahet nën kontroll nga grupi militant, Shteti Islamik si pasojë e operacioneve ushtarake që po zhvillohen në atë rajon. Mosuli është qyteti i dytë më i madh i Irakut.
Kirkuku është një qytet i pasur me naftë në veriun e Irakut. Në të jetojnë arabë, kurdë dhe turkmenë, komunitete këto që kanë pretendime mbi zonën.






















