Në PSP, ka arritur edhe përfaqësuesja e VMRO – DPMNE-së, në Komisionin Shtetëror Zgjedhor dhe ish-deputetja, Silvana Boneva. Gjatë ditës, pritet që, të arrijë edhe lideri i Partisë për Emancipim të Plotë të Romëve, Samka Ibraimovski, i cili, sipas informatave, gjithashtu ka marrë thirrje për të dhënë deklaratë.
Përndryshe, deri më tani, nuk ka informata se për çfarë rasti janë ftuar politikanët nga PSP, por jozyrtarisht spekulohet se bëhet fjalë për rastet e parregullsive dhe manipulimeve zgjedhore, që dalin nga bisedat e përgjuara që i ka publikuar, lider i LSDM-së, Zoran Zaev, gjatë vitit të kaluar.





















