• Latest
  • Trending
  • All

Opozita, bashkë kundër demarkacionit, por e ndarë në protestë

21/08/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 12 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Opozita, bashkë kundër demarkacionit, por e ndarë në protestë

21/08/2016
in Aktualitet

Përfaqësuesit e të tri subjekteve opozitare, thonë se do të votojnë kundër kësaj marrëveshjeje.

Megjithatë, Ylli Hoxha nga Lëvizja Vetëvendosje thotë për Radion Evropa e Lirë se përpjekjet e këtij subjekti opozitar për ta ndalur ratifikimin e marrëveshjes, përveçse në Kuvend, do të bëhen edhe përmes protestës, të cilën e kanë ftuar për datën 1 shtator.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

“Ne konsiderojmë që vendimi për dërgimin e Marrëveshjes së demarkacionit për ratifikim në Kuvend, është rrëshqitje drejt një tradhtie, e cila tash po dëshirohet që të shpërndahet si përgjegjësi në Kuvendin e Kosovës”.

“Si të tillë, e shohim të papranueshme, prandaj kemi thirrur protestë për datën 1 shtator dhe në këtë protestë do të protestojmë edhe në shesh, si qytetarë, por edhe në Parlament, si përfaqësues të popullit. Ne do t’i bëjmë të gjitha përpjekjet dhe do të përdorim metoda demokratike për ta ndalur këtë proces”, thotë Hoxha.

Ahmet Isufi, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, duke folur për Radio Evropa e Lirë, thekson që ky subjekt opozitar e kundërshton ratifikimin e Marrëveshjes për shenjimin e kufirit me Malin e Zi, duke e quajtur atë si qëndrim vetëm të Qeverisë së Kosovës.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kundërshton dhe kërkon nga deputetët që të votojnë kundër këtij qëndrimi të qeverisë, sepse konsiderojmë se Kosova po humbë territor, duke u bazuar në ekspertizën e ekspertëve më eminent, madje edhe të atyre që i takojnë pozitës. Ne nuk jemi pjesë e organizimit të protestës. Por, normalisht, është e drejtë qytetare e kujtdo që të dalë në kundërshtim të kësaj marrëveshje”, thekson Isufi.

Zafir Berisha, deputet i Kuvendit të Kosovës nga Nisma për Kosovën, thotë për Radion Evropa e Lirë se deputetët e këtij subjekti opozitar do të jenë pjesë aktive në seancën e 1 shtatorit të Kuvendit të Kosovës, për t’i ripërsëritur qëndrimet kundër ratifikimit të marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

“Jemi shumë të bindur që edhe një pjesë e madhe e deputetëve të shumicës parlamentare e kanë kuptuar këtë dhe këtu nuk shihet ndonjë rrezik se kjo marrëveshje do të kalojë. Ndërsa, sa i përket protestës, ajo është thirrur në mënyrë individuale nga Vetëvendosja. Ne i mbështesim protestat paqësore dhe lëvizjet qytetare. Natyrisht që qytetarët mund të marrin pjesë, por ftesa jonë për një protestë, pa qenë pjesë e organizimit, është pak si në dilemë”, shprehet Berisha.

Në anën tjetër, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, por edhe kryeministri i vendit, Isa Mustafa, u kanë bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta votojnë ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi. Në këtë funksion kanë qenë edhe porositë që ditë më parë i ka bërë nënpresidenti amerikan, Joe Biden, gjatë qëndrimit në Kosovë. Megjithatë, këto porosi nuk kanë bërë që subjektet opozitare të lëvizin nga qëndrimet e tyre.

Ylli Hoxha thotë se porositë e nënpresidentit Biden, kanë qenë të pritshme për Lëvizjen Vetëvendosje:

“Nuk mund të presësh ndonjë porosi tjetër nga burrështetas të huaj, atëherë kur burrështetasit tanë janë të gatshëm të bëjnë koncesione. Nuk e çajnë kokën se Kosova i humbë 8 mijë hektarë. Pse duhet ta çajë kokën atëherë Joe Biden për këtë çështje?”.

Ahmet Isufi thotë se në parim, marrëveshjet për definimin e kufirit me shtete fqinje duhet të bëhen, dhe angazhimet e miqve janë të mirëpritura. Por, AAK, sipas tij, nuk mund të mbështesë marrëveshje, siç thotë ai, që dëmtojnë Kosovën.

“Ne, normalisht që i mirëpresim angazhimet e tilla, sidomos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë bërë shumë për Kosovën. Por, mendoj se qeveria ka gabuar dhe Komisioni qeveritar ka devijuar nga vija e kufirit. Prandaj, ne konsiderojmë se nuk duhet lejuar që të humbim territor. Ndërsa, sa i përket fqinjësisë së mirë, Kosova duhet ta ketë me të gjitha shtetet fqinje”, deklaron Isufi.

Zafir Berisha e fajëson Qeverinë e Kosovës për situatën e krijuar lidhur me çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

“Konsideroj që qeveria me qëllim e ka :hargitur këtë çështje deri në këtë situatë që jemi, me idenë që nga presionet pozitive – kushtimisht po them – ta votojmë një version të gabuar”.

Ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi është kushti i vetëm i mbetur i Kosovës, plotësimi i të cilit do të siguronte liberalizimin e vizave për Kosovën. Ky kusht, siç kanë theksuar zyrtarët e Bashkimit Evropian, nuk është vendosur tash së voni, por “që nga viti 2012, kur Bashkimi Evropian u pajtua me Kosovën për hartën e rrugës që çonte drejt liberalizimit të vizave”.

 

Tags: albanianedi rama
Previous Post

Befason Obama: Nëse Trump bëhet president, unë e familja e braktisim SHBA-në

Next Post

​Kurti iu bënë thirrje aktivistëve gjilanas të organizohen për protestën

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

​Kurti iu bënë thirrje aktivistëve gjilanas të organizohen për protestën

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.